
Qasja e Modelit të Biznesit është një metodologji e krijuar për të ndihmuar institucionet e AAP-së që t’i përafrojnë programet e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të bëhen ndërlidhës ndërmjet industrisë dhe të diplomuarve të shkollave të AAP-së. Misioni themelor i qasjes së Modelit të Biznesit është që ta rris relevancën e tregut dhe mënyrën e funksionimit të shkollave të AAP-së dhe Qendrave të Kompetencës nëpërmjet avancimit afatgjatë të standardeve të profesionit, kurrikulave dhe materialeve mësimore (MM). Modeli shërben, po ashtu, si një mekanizëm me të cilin shkollat mund të zhvillojnë partneritete me kompani private me qëllim që t’u ofrojnë nxënësve mundësi për zhvillim profesional nëpërmjet praktikës profesionale.
Qasja e Modelit të Biznesit fillimisht u iniciua gjatë Projektit KSV/015 – “Mbështetje për Reformën e AAP-së” si një nga shtyllat për zhvillimin e qeverisjes së shkollave të AAP-së dhe përbëhet nga katër komponentë kryesorë të organizuar si tre njësi të strukturuara:
I) Zyra për Ndërlidhje Industriale dhe Orientim në Karrierë;
II) Zyra për Sistemet e Informimit dhe Menaxhimin e të Dhënave, dhe
III) Njësia për Ofrimin e Shërbimeve (NJOSH).

Pjesa në vijim i përshkruan përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të secilës prej tri shtyllave të qasjes së Modelit të Biznesit..
Njësia për Ndërlidhje me Industrinë dhe Udhëzim në Karrierë
Nëpërmjet Organeve Industriale të krijuara në nivel të profileve përkatëse, shkollat do të kenë qasje të drejtpërdrejtë në ndërmarrjet që e njohin profesionin dhe përfaqësojnë punëdhënësin e ardhshëm potencial për nxënësit. Përveç kësaj, shkolla do t’i përfshijë kompanitë në marrjen e informatave kur gjenerojnë Analiza të Nevojave të Tregut dhe identifikojnë Nevojat për Shkathtësi dhe Njohuri në kuadër të një profesioni. Nëpërmjet Bordeve Këshillëdhënëse Industriale dhe Organeve Industriale, shkollat do të kenë mundësi që:
-
-
- të kenë qasje të drejtpërdrejtë tek akterët përkatës të industrisë;
- të bëhen pjesë e ndryshimeve të mëdha dhe zhvillimeve të ardhshme brenda një industrie të caktuar;
- të jenë të informuar mirë lidhur me iniciativat ose teknologjitë e reja në kuadër të industrisë;
- t’i identifikojnë metodologjitë dhe pajisjet e nevojshme;
- të zhvillojnë kapacitetet e stafit të tyre duke u ndërlidhur drejtpërdrejt me industrinë ose duke i bartur praktikat shkollore tek kompanitë që operojnë në tregun përkatës;
- të sigurojnë pjesëmarrje gjithëpërfshirëse nga sektori privat në kuadër të profilit(eve) të tyre prioritare.
-
Organet Industriale përbëhen nga 4-10 përfaqësues të bizneseve për një profil të caktuar, ndërsa Bordet Këshillëdhënëse Industriale (BKI) përbëhen nga 3-5 anëtarë nga të gjitha profilet prioritare.
Detyrat e Njësisë për Sistemet e Informimit dhe Menaxhimin e të Dhënave:
-
- T’i identifikojë tendencat përkatëse në tregun e punës; të asistojë në zhvillimin e Vlerësimit të nevojave të shkathtësive dhe njohurive (VNShNj) dhe Vlerësimit të nevojave për trajnime (VNT);
- T’i koordinojë dhe promovojë marrëdhëniet dhe rrjetet e komunikimit me sektorin privat, institucionet publike dhe partnerët socialë;
- Të planifikojë, aranzhojë dhe zyrtarizojë marrëveshjet e bashkëpunimit me bizneset dhe institucionet që ofrojnë punë;
- Të ofrojë Udhëzim në Karrierë për nxënësit e shkollave të AAP-së dhe kandidatët që regjistrohen;
- Ta zhvillojë marketingun e ofertës së AAP-së dhe aktivitetet për gjenerimin e të hyrave (ta promovojë vizibilitetin).
Detyrat e Njësisë për Ofrim të Shërbimeve (NjOSh):
-
- Të mbledhë dhe analizojë të dhënat statistikore dhe informatat duke e përdorë një bazë të të dhënave që përditësohet rregullisht (centralizimi i të dhënave dhe informatave);
- T’i merr përsipër detyrat që ndërlidhen me Monitorim & Vlerësim;
- Të shpërndajë informata përbrenda dhe jashtë institucionit, për palët e interesuara siç janë institucionet publike dhe bizneset;
- Ta zbatojë menaxhimin periferik të Sistemeve të Informimit në nivel kombëtar ose rajonal, si dhe mjetet e digjitalizuara.
Detyrat e Njësisë për Ofrim të Shërbimeve (NjOSh):
-
- Identifikimi dhe ofrimi i aktiviteteve për gjenerimin e të hyrave;
- Ofrimi i shërbimeve për komunitetin;
- Menaxhimi i ofertës së kurseve të shkurtra dhe programeve post-sekondare.