
Njohja e Mësimit Paraprak (NjMP) është një “proces i vlerësimit të njohurive, aftësive ose kompetencave më të gjera që një individ ka fituar më parë nëpërmjet mësimit formal, joformal ose informal”. Këto njohuri do të përdoren për të ofruar mundësi të avancimit të një personi ose përjashtimin nga një pjesë e programit të kualifikimit ose kredive drejt një kualifikimi”.
Këta janë disa nga treguesit që do të arrihen deri në fund të projektit
10
Ofrues të NjMP-së janë akredituar
30
trajnues të NjMP-së janë aftësuar
150
kandidatë janë regjistruar në proceset e NjMP-së.
Shërbimet e NjMP-së ofrohen në 5 profile prioritare në nivel vendi
Është themeluar një grup prej 15 vlerësuesish të jashtëm të NjMP-së.
Janë zhvilluar/përditësuar setet e kualifikimeve në 3 profile prioritare
Fushata sensibilizuese lidhur me mundësitë e NjMP-së dhe identifikimi i profileve prioritare në të ardhmen për t’u përfshirë në NjMP
Ky aktivitet i synon akterët kryesore të përfshirë në proces, në veçanti ofruesit potencial të NjMP-së dhe kandidatët e ardhshëm. Ky aktivitet do të synojë, po ashtu, ta vetëdijesojë publikun e gjerë lidhur me mundësitë e NjMP-së dhe përfitimet përkatëse. Përveç kësaj, do të bëhet një vlerësim fillestar i nevojave për NjMP, me mbështetjen e një sistemi online të para-aplikimit.
Zhvillimi i seteve të nevojshme të kualifikimit (standardet e profesionit, kurrikula, materialet mësimore) për zbatimin e NjMP-së në profile të përzgjedhura
Ky aktivitet e mbështetë MASHTI-n në zhvillimin e seteve të kualifikimeve për NjMP në profilet e synuara nga projekti. Përzgjedhja e profileve të synuara dhe standardeve të profesionit (SP) që do të zhvillohen do të bazohen në vlerësimin fillestar të nevojave për NjMP i cili do të zhvillohet në nivel vendi në kuadër të aktivitetit paraprak.
Mbështetje për institucionet e interesuara në ofrimin e NJMP-së gjatë procesit të përgatitjes së aplikimit për akreditim në profilet e përzgjedhura
Të gjithë ofruesit e NjMP-së që synojnë të akreditohen do të mbështeten në procesin e përgatitjes së aplikacioneve për akreditim në AKK. Mbështetja përfshinë zhvillimin e mjeteve digjitale për ta lehtësuar procesin. Stafi i ofruesve të NjMP-së (duke përfshirë ofruesit publikë dhe privatë të AAP-së dhe QAP-ët) do të trajnohen për t’i ndihmuar ata në përgatitjen e aplikacioneve.
Mbështetje për AKK në procesin e vlerësimit të aplikacioneve të ofruesve të NjMP-së për akreditim dhe ofrimi i trajnimeve në NjMP për stafin përkatës
Ky aktivitet ka të bëjë me përzgjedhjen dhe aftësimin e një grupi të ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e ekipeve që do ta bëjnë vlerësimin e procesit të akreditimit të ofruesve të NjMP-së. Ekipet e ekspertëve do të trajnohen për t’i vlerësuar raportet e vetë-vlerësimit të ofruesve të NjMP-së, si dhe për ta realizuar vlerësimin e jashtëm të përgjithshëm dhe procedurat e monitorimit, duke përfshirë edhe vizitat në terren. Aktiviteti parasheh, po ashtu, zhvillimin e trajnimeve për krye-trajnerë të cilët do t’i trajnojnë praktikuesit e NjMP-së në të ardhmen.
Mbështetje për AKK në ofrimin e trajnimeve për ofruesit e NjMP-së, koordinatorët, mentorët, vlerësuesit e brendshëm dhe vlerësuesit e jashtëm
Ky aktivitet për zhvillimin e kapaciteteve synon t’i mbështesë përfaqësuesit e AKK-së në trajnimin e praktikuesve të NjMP-së (koordinatorët, mentorët, vlerësuesit e brendshëm dhe ata të jashtëm). Ky veprim synon t’i rris aftësitë e tyre operative për t’i menaxhuar modulet e NjMP-së, siç parashihet me kornizën aktuale ligjore dhe për t’u kualifikuar për akreditim dhe ofrim të shërbimeve të NjMP-së. Plani i strukturuar i programeve të trajnimeve do të ofrohet nga AKK-ja për të siguruar që zbatimi i NjMP-së do t’i përmbushë kriteret e përcaktuara për sigurimin e cilësisë.
Formalizimi i angazhimit të sektorit privat në zbatimin e NjMP-së nëpërmjet partneriteteve zyrtare për zhvillimin e trajnimit plotësuese në vendin e punës, pjesëmarrjen në panele vlerësimi dhe shfrytëzimi i objekteve dhe pajisjeve të ndërmarrjeve
Projekti e mbështetë AKK-në dhe ofruesit e akredituar të NjMP-së në zyrtarizimin e partneriteteve me sektorin privat në procesin e zbatimit të moduleve të NjMP-së në profilet e përzgjedhura. Kjo përfshinë pjesëmarrjen e sektorit privat në panelet e vlerësimit, kompensimin e shkathtësive që mungojnë në module specifike dhe shfrytëzimi i hapësirave të ndërmarrjes. Të njëjtët partnerë duhet të bëhen bashkë për t’i zhvilluar standardet e profesionit për profilet tjera ku mund të ofrohen mundësi për NjMP.
Krijimi i kornizës ligjore dhe aranzhimeve operative për përfshirjen e NjMP-së si masë plotësuese dhe aktive e tregut të punës (MATP) në dispozicion të punëkërkuesve të regjistruar, që do të zbatohet nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Punësimit në bashkëpunim me Qendrat për Aftësim Profesional (QAP)
Ky aktivitet e mbështet Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) që t’i rishikojë dispozitat e nevojshme ligjore për ta përfshirë NjMP-në si masë aktive e tregut të punës (MAPT). Kjo përfshin rishikimin e Rregullores 01/2018 dhe dy manualeve përkatëse; Manualin Operativ për Trajnimin dhe Ri-trajnim dhe Manualin Operativ për Ofrimin e Shërbimeve të Punësimit. Qëllimi është që MATP të bëhet plotësisht operacionale. Përfshirja e QAP-ve në procesin e NjMP-së kërkon zhvillimin e kapaciteteve të stafit të QAP-ve për procesin e akreditimit si ofrues të NjMP-së dhe për ofrimin e shërbimeve të NjMP-së. Në këtë drejtim, të gjithë drejtorët e QAP-ve do të trajnohen për zbatimin e NjMP-së si MATP, ndërsa Projekti do të vazhdojë të ofrojë aktivitete të mëtejshme për zhvillimin e kapaciteteve për të gjithë stafin përkatës.