Në kuadër të rezultatit të parë të Projektit, qëllimi është që të mbështetet zhvillimi i përgjithshëm i tre shkollave të përzgjedhura të AAP-së në institucione bashkëkohore me metodologjitë dhe teknikat më të përditësuara të mësimdhënies dhe të mësim-nxënies që janë relevante me kërkesat e tregut të punës.

Këta janë disa nga treguesit që do të arrihen deri në fund të projektit

3

shkolla të AAP-së janë identifikuar dhe përzgjedhur si përfitues të drejtpërdrejtë të projektit

80

%

e të gjithë nxënësve të regjistruar në AAP-në fillestare nga shkollat që mbështeten nga Projekti e përfundojnë me sukses vitin e tyre shkollor.

50

orë të aftësimit praktik të parapara me kurrikulë në shkollat që mbështeten nga projekti anë realizuar me sukses

70

%

e punëdhënësve janë të kënaqur me nivelin e përafrimit të kurrikulave të programeve të AAP-së të mbështetur nga Projekti me nevojat e tregut të punës.

3

Marrëveshje afatgjata dhe me shumë qëllime të bashkëpunimit të nënshkruara ndërmjet institucioneve të AAP-së dhe institucioneve që ofrojnë punë dhe/ose atyre që ofrojnë aftësim janë aktive.

36

Sesione të trajnimeve janë ofruar për stafin mësimdhënës të shkollave të AAP-së që mbështeten nga Projekti.

18

Sesione të trajnimeve janë ofruar për stafin menaxhues të shkollave të AAP-së që mbështeten nga Projekti.

3

Sete të kualifikimeve janë përditësuar, përmirësuar ose janë zhvilluar rishtazi dhe zbatohen në shkollat e AAP-së që mbështeten nga Projekti.

Në kuadër të rezultatit të parë, planifikohen të realizohen aktivitetet e mëposhtme gjatë gjithë kohëzgjatjes së Projektit:

Zhvillimi i seteve bashkëkohore dhe adekuate të kualifikimit (standardet e profesionit, kurrikulat, materialet mësimore, etj.).

Një nga objektivat kryesore të Projektit është që t’i ofrojë sistemit arsimor setet më të përditësuara të kualifikimeve (standardet e profesionit, kurrikulat, materialet mësimore), të cilat do t’i përfillin rezultatet e të nxënit që rrjedhin nga analiza e standardeve të profesionit dhe parashohin integrimin modular të mësimit teorik dhe aftësimit praktik.  Zhvillimi i seteve të kualifikimeve përfshin hartimin ose azhurnimin e standardeve të profesionit (SP), kurrikulave dhe materialeve mësimore, në bashkëpunim me një përfaqësim të rëndësishëm të punëdhënësve të ardhshëm për sa i përket profileve, e veçanërisht në sektorin privat.

Punët e rinovimit dhe ofrimi i pajisjeve për punëtoritë e profileve të përzgjedhura në institucionet e AAP-së që mbështeten nga projekti.

Gjendja me pajisje në shumicën e institucioneve të AAP-së në Kosovë nuk është në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Një numër i konsiderueshëm i orëve të aftësimit praktik janë zhvilluar jashtë mjediseve të shkollave, me mbështetjen e kompanive partnere të shkollave.  E njëjta situatë paraqitet edhe në shkollat që mbështeten nga Projekti ESVET PRO. Projekti i mbështet shkollat duke ofruar pajisje për ta lehtësuar procesin e aftësimit praktik dhe për ta mbuluar boshllëkun për sa i përket të mësuarit të bazuar në punë (MBP) në kompani. Ofrimi i pajisjeve për shkollat siguron që nxënësit t’i kuptojnë plotësisht rezultatet e të nxënit nga modulet specifike, të cilat janë të ndërlidhura në mënyrë kongruente me përdorimin e pajisjeve.

Zhvillimi i kapaciteteve të stafit të mësimdhënësve

Aktivitetet për zhvillimin e kapaciteteve për stafin e mësimdhënësve do të zhvillohen në përputhje me setet e reja të kualifikimeve dhe kërkesës në rritje të tregut të punës. Aktivitetet për zhvillimin e kapaciteteve përfshijnë kurse dhe trajnime të drejtpërdrejta ad hoc aftësimin në vendin e punës, si dhe instruksione dhe mentorim gjatë vitit shkollor, të gjitha këto në kuadër të programeve të mobilitetit dhe shkëmbimit.

Zhvillimi i teknologjive të reja me qëllim që të përmirësohet planifikimi dhe zbatimi i procesit të mësimdhënies, mësim-nxënies dhe procesi i vlerësimit i mësimdhënësve dhe nxënësve.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Projekti është duke e zhvilluar një Sistem Testimi me bazë në Cloud (CBTS) i cili mundëson kryerjen e testeve dhe vlerësimeve në distancë. Ky sistem, pra CBTS do të ketë karakteristika ndërvepruese ndërsa pyetjet do të jenë të integruara me fotografi, video dhe incizime duke u mundësuar nxënësve t’i mësojnë detyrat e punës në mënyrë praktike. Krijimi i këtij sistemi (CBTS) në sektorin e AAP-së në Kosovë do të jetë shumë i rëndësishëm për ta monitoruar të nxënit e nxënësve, për t’i përmirësuar programet mësimore dhe për ta përmirësuar mësimdhënien dhe të nxënit. Përveç kësaj, kjo do ta shtojë nivelin e transparencës ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve dhe do ta përmirësojë efikasitetin e përgjithshëm të arritjes së rezultateve me një ritëm më të shpejtë.

Zbatimi i qasjes së Modelit të Biznesit në tri shkollat e AAP-së dhe zhvillimi i kapaciteteve të stafit drejtues të shkollave.

Qasja e Modelit të Biznesit është një metodologji e krijuar për t’i ndihmuar institucionet e AAP-së që t’i harmonizojnë programet e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të bëhen urë-lidhëse ndërmjet industrisë dhe të diplomuarve nga shkollat e AAP-së. Këtu përfshihen trajnimet, instruksionet, mentorimi dhe zhvillimi i planeve të marketingut, analiza e tregut të punës dhe praktikat tjera të menaxhimit që kanë për qëllim përmirësimin e strukturës qeverisëse të tri shkollave të AAP-së që mbështeten nga Projekti, duke përfshirë themelimin e Organeve industriale (OI) dhe Bordeve Këshillëdhënëse Industriale (BKI).  Ky aktivitet përfaqëson një kontribut të çmuar në procesin e harmonizimit të sistemit kombëtar të menaxhimit të shkollave të AAP-së.

Mbështetje për zbatimin e të mësuarit në vendin e punës (MVP) – praktika profesionale në institucionet e AAP-së.

Si një mekanizëm shtytës në karrierën e nxënësve, mësimi i bazuar në vendin e punës (MVP) parashihet me planin e aftësimit praktik të kurrikulave të çdo profili. Nëpërmjet këtij aktiviteti, Projekti i mbështet shkollat në lehtësimin e MVP-së nëpërmjet krijimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit me punëdhënësit e ardhshëm potencial në rajon, si dhe në planifikimin dhe zbatimin efektiv të praktikave të MVP-së.  MVP-ja është pjesë integrale e rezultateve të të nxënit, prandaj, Projekti i kushton rëndësi të madhe realizimit të praktikës profesionale në punëtoritë e shkollave të AAP-së. Megjithatë, sa herë që punëtoritë e shkollave të AAP-së kanë mungesë të pajisje të duhura për t’i mbuluar kërkesat për orët e aftësimit praktik, Projekti do ta mbështes edhe zbatimin e praktikës profesionale jashtë shkollave (në kompani publike ose private) nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë në mes të shkollave dhe ndërmarrjeve private.

Zbatimi i mekanizmit të ri të kostimit dhe mjeteve për monitorim financiar në shkollat e AAP-së që mbështeten nga Projekti.

Objektivi kryesor i këtij aktiviteti është që ta lehtësojë zbatimin e mjetit të ri të kostimit dhe ofrimi i trajnimeve për menaxhim financiar dhe buxhetim të shkollave të AAP-së. Si pjesë e këtij aktiviteti, Projekti ofron mbështetje teknike për shkollat e përzgjedhura në mbledhjen e të dhënave relevante financiare dhe përshtatjen e mjeteve digjitale në dispozicion. Projekti kontribuon në ngritjen e kapaciteteve në lidhje me planifikimin buxhetor, analizën financiare, zbutjen e rreziqeve të identifikuara, sfidat, mangësitë dhe administrimin e sistemit financiar.

Fuqizimi i lidhjeve me sektorin privat në shkollat e përzgjedhura të AAP-së.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Projekti ofron mbështetje teknike për të krijuar marrëveshje me organizatat e ndryshme të shoqërisë civile (OSHC) për të rritur qëndrueshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollave të përzgjedhura të AAP-së dhe sektorit privat. Gama e aktiviteteve përfshin organizimin e udhëtimeve të nxënësve të shkollave të AAP-së në fabrikat e ndërmarrjeve, organizimin e seminareve, samiteve dhe punëtorive për ta promovuar dhe për ta rritur bashkëpunimin ndërmjet shkollave të AAP-së dhe kompanive.