Këta janë disa nga treguesit që do të arrihen deri në fund të projektit
Është zhvilluar korniza ligjore për Studimet Gjurmuese
200 specialistë të studimeve gjurmuese janë aftësuar
Është zhvilluar platforma kombëtare online për studime gjurmuese.
Në kuadër të rezultatit të dytë, planifikohen të realizohen aktivitetet e mëposhtme:
Asistencë teknike në nivel qendror dhe lokal për të mbështetur themelimin dhe zbatimin e Sistemit kombëtar të gjurmimit të diplomuarve
Ky aktivitet përfshinë një hulumtim të të dhënave dytësore lidhur me Sistemin e Gjurmimit të të Diplomuarve ose Studimet Gjurmuese (SGj) që është duke u realizuar në institucionet e AAP-së në rajonin e Ballkanit dhe në të gjithë botën. Një pjesë e hulumtimit të të dhënave dytësore ka të bëjë me analizimin e dokumenteve dhe produkteve të realizuara nga Fondacioni Evropian për Trajnime (ETF) gjatë fazës pilot në Kosovë. Duke u mbështetur në të gjeturat nga faza pilot, përvojat e fituara dhe praktikat më të mira në botë, Projekti do ta hartojë një metodologji rigoroze dhe të realizueshme për SGj.
Mbështetje për zhvillimin e kornizës ligjore që rregullon studimet e gjurmimit (SGj) në nivel vendi dhe udhëzimet operative
Objektivi kryesor i këtij aktiviteti është që ta mbështes MASHTI-n në zhvillimin e një kornize ligjore (akteve nën-ligjore) për themelimin e Sistemit Kombëtar të Gjurmimit të të Diplomuarve dhe zbatimin periodik të Studimeve Gjurmuese (SGj nëpërmjet këtij sistemi. Kjo do të arrihet duke ofruar ekspertizë të jashtme dhe duke krijuar grupe punuese ad hoc të udhëhequra nga MASHTI.
Krijimi i një baze ligjore për zbatimin e Sistemit Kombëtar të Gjurmimit të të Diplomuarve është parakusht për qëndrueshmërinë e këtij sistemi. Kur ekziston një kornizë e tillë ligjore, shkollat e AAP-së dhe QAP-të janë ligjërisht të obliguara t’i zbatojnë studimet gjurmuese në mënyrë të rregullt. Ky veprim e krijon një mjedis ligjor për ta bashkërenduar sektorin me nevojat e tregut të punës.
Mbështetje për zbatimin e studimeve të gjurmimit në shkallë të gjerë në nivel vendi
Ky aktivitet i mbështetë akterët kryesorë në zhvillimin e kapaciteteve për zbatimin e Sistemit Kombëtar të Studimeve Gjurmuese. Aktivitetet për zhvillimin e kapaciteteve do të synojnë përfaqësuesit e departamentit të AAP-së në MASHTI për të iniciuar, monitoruar dhe shpërndarë të gjeturat nga SGj në fazën e parë, dhe më pastaj për t’i nxjerrë rekomandimet për institucionet e AAP-së duke u bazuar në rezultatet e raporteve të SGj. Mbështetja në nivel të shkollës ka për qëllim t’i aftësojë përfaqësuesit e shkollave në mbledhjen e rregullt të të dhënave të përditësuara kontaktuese të nxënësve si dhe të dhënat lidhur me punësimin e tyre, duke jua komunikuar nxënësve rolin e SGj, duke e përdorë Sistemin e Informimit për Studime Gjurmuese (platformën online) për shpërndarjen e anketës, mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, si publikimin e të gjeturave në nivelin lokal me partnerët e shkollës nga industria. Në fund, mbështetje ofrohet edhe në ngritjen e kapaciteteve teknike të shkollave për ta zbatuar këtë proces në tërësi.
Fushata sensibilizuese në kuadër të komunitetit të shkollës lidhur me rëndësinë e studimeve të gjurmimit dhe rolin e të diplomuarve në këtë proces
Projekti do ta organizojë një fushatë sensibilizuese në kuadër të komunitetit të shkollës lidhur me rëndësinë e Studimeve Gjurmuese dhe rolin e të diplomuarve në këtë proces. Organizimi i një fushate të tillë vetëdijesuese do të ndihmonte në rritjen e shkallës së përgjigjes së të diplomuarve të AAP-së në SGj. Fillimisht, ky aktivitet do të zbatohet në komunitetin e shkollës, duke u shtrirë më pastaj në një fushatë në nivel vendi. Me këtë aktivitet synohet që të zhvillohet një proces sistematik i informimit të nxënësve lidhur me studimet gjurmuese dhe do të zhvillohet me një përfshirje të konsiderueshme të organeve drejtuese të shkollave, në veçanti të këshillave të nxënësve. Projekti do të lehtësojë fushatën që zhvillohet në nivelin e shkollës, do të in formojë lidhur me aktivitetet e fushatës dhe do të raportojë për rezultatet e saj. Në mënyrë që të rritet niveli i angazhimit të sapo diplomuarve në aktivitetet e studimeve gjurmuese, projekti do ta mbështes krijimin e një sistemi të stimujve.
Mbështetje për zhvillimin e një platforme kombëtare on-line për menaxhimin e të dhënave të studimeve të gjurmimit
Menaxhimi i të dhënave të studimeve gjurmuese kërkon mbështetjen e mjeteve digjitale, posaçërisht të një platforme online, e cila është zhvilluar nga Projekti. Kjo platformë do të përfshijë zhvillimin e pyetësorit, paraqitjen e sondazhit, vlerësimin në kohë reale të të dhënave, analizën statistikore, prezantimet e të dhënave dhe gjenerimin e raporteve. Kjo duhet të jetë e qasshme në nivelin e shkollave dhe të mbikëqyret nga niveli qendror (MASHTI, MFTP dhe Agjencia e Punësimit, DKA, AAAPARr, etj.). Vetë platforma do të integrohet në sistemin aktual kombëtar të Këshillimit në Karrierë (KK) dhe të SIMDh (përfshirë “Busulla.com”). Aktivitetet trajnuese për përdorimin e platformës dhe gjenerimin e raporteve do të zhvillohen në nivelin institucional dhe të shkollave.
