News

Më 13 korrik 2022, Projekti në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) ka
zhvilluar një trajnim për gjashtëmbëdhjetë (16) ekspertë të cilët do të jenë pjesë e ekipeve vlerësuese
për vlerësimin e aplikacioneve të institucioneve që aplikojnë për akreditim për të ofruar shërbime të
NjMP-së. Siç parashihet me dispozitat aktuale ligjore, të gjitha institucionet që synojnë të ofrojnë
shërbime të NjMP-së duhet të akreditohen nga AKK-ja, ndërsa grupi i ekspertëve të trajnuar nga
Projekti do të jetë në dispozicion në nivel vendi për të qenë pjesë e ekipeve vlerësuese.

Në kuadër të aktiviteteve për zhvillim të kapaciteteve, projekti i ofron mbështetje të të vazhduar AKKsë në përzgjedhjen, trajnimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të dy llojeve të ndryshme të ekspertëve të
jashtëm kompetentë, duke i vënë ata në dispozicion të tregut të punës në mënyrë që të angazhohen
nga AKK-ja. Lloji i parë përbëhet nga një grup ekspertësh të cilët do të jenë pjesë e ekipeve që do ta
bëjnë vlerësimin e procesit të akreditimit të ofruesve të NjMP-së. Lloji i dytë përfshin trajnerët dhe
krye-trajnerët të cilët do të angazhohen për t’i zhvilluar kapacitetet e koordinatorëve, mentorëve, si
dhe të vlerësuesve të brendshëm dhe të jashtëm të cilët do të punojnë për ofruesit e NjMP-së. Ekipet
e ekspertëve për vlerësimin e aplikacioneve të akreditimit do t’i vlerësojnë raportet e vetë-vlerësimit të
ofruesve të NjMP-së, si dhe do ta realizojnë vlerësimin e jashtëm të përgjithshëm, duke përfshirë
edhe vizitat në terren. Krijimi i krye-trajnerëve në kuadër të stafit të AKK-së, nëpunësve civilë ose
ekspertëve të sektorit, do të kontribuojë në qëndrueshmërinë më të madhe të komponentit të NjMPsë. Gjatë muajit gusht dhe shtator 2022, Projekti do të vazhdojë me ofrimin e trajnimeve për
pesëdhjetë e dy (52) krye-trajnerë.