News
Në kuadër të krijimit të sistemit të NjMP-së në nivel vendi, Projekti e ka organizuar një sesion të suksesshëm informues mbi procesin e akreditimit më 12 maj 2022. Qëllimi i kësaj ngjarje ishte që ofruesve të ardhshëm të NjMP-së t’u prezantohen procedurat dhe procesi i akreditimit. Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) si përfitues i drejtpërdrejtë i projektit dhe Institutin EdGuard, si partner implementues i projektit. Ngjarja filloi me prezantimin e Znj. Donjeta Nimani, eksperte e NjMP-së nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, lidhur me proceset dhe procedurat e procesit të akreditimit siç parashihen me dispozitat aktuale ligjore.

Në këtë ngjarje morën pjesë rreth gjashtëdhjetë (60) përfaqësues të institucioneve, duke përfshirë shkollat publike, ofruesit privatë të AAP-së dhe Qendrat e aftësimit të cilët shfaqën interesim të lartë për sa i përket ofrimit të shërbimeve të NjMP-së. Gjatë kësaj ngjarje, përfaqësuesit e institucioneve të AAP-së ngritën çështje të rëndësishme dhe kërkuan informata përkatëse lidhur me procesin e akreditimit të institucioneve.